Qeveria liron Drejtorin e Shërbimit të Provës. Pritet të jetë kandidat për deputet në Lezhë –

Qeveria liron Drejtorin e Shërbimit të Provës, Ermal Pacaj. Emërimi i tij vjen pas 5 viteve punë si Zëvendëskryetar i Bashkisë Lezhë. Burimet bëjnë me dije se ai pritet të kandidojë për deputet si pjesë e listës së mbyllur të PS-së në Lezhë, informon gazetarja Esiona Konomi.
Karriera e tij politike e ka nisur vite më parë si kryetar i FRESSH (Forumi Rinor Eurosocialist Shqiptar) në Lezhë, 2014, për të vijuar më pas dhe drejtor në portin e Shëngjinit në vitin 2017 e për 5 vitet e fundit ka qenë krahu i djathë i kryebashkiakut socialist Pjerin Ndreu.
Prej vitesh Pacaj ka qenë dhe vijon të jetë pjesë aktive e fushatave elektorale në Lezhë për të fituar Partia Socialiste në këtë qark. Në faqen e tij të facebook janë publikuar mjaf foto nga këto aktivitete politike.
#Qeveria #liron #Drejtorin #Shërbimit #të #Provës #Pritet #të #jetë #kandidat #për #deputet #në #Lezhë
Java News