Aktualitet

Në kërkim nga SPAK për korrupsion e nxjerrje të sekretit shtetëror, ekstradohet nga SHBA ish-oficeri i Policisë Gjyqësore –

Fatbardh Lala, 56 vjeç, ish-oficer i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Tiranës, është arrestuar dhe ekstraduar nga Shtetet e Bashkuara për t’u përballur me drejtësinë shqiptare.

Ai ishte në kërkim ndërkombëtar nga GJKKO, për akuzat e korrupsionit dhe nxjerrjes së sekretit shtetëror.

Ekstradimi i tij u krye sot, rreth orës 15:00, si rezultat i një operacioni të koordinuar mes agjencive shqiptare dhe amerikane, pas disa muajsh hetime dhe përpjekje për lokalizimin e tij.

Njoftimi i policisë:

Realizohet një tjetër operacion i suksesshëm ekstradimi, me partnerët ligjzbatues të SHBA-ve.

Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në koordinim me Prokurorinë Speciale (SPAK) dhe Agjencinë Federale DSS/OCIU, prezente në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ka arritur të lokalizojë dhe arrestojë në Shtetet e Bashkuara, një shtetas shqiptar, në kërkim ndërkombëtar, me urdhër arresti nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), për t’u përballur me akuzat dhe sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

Shtetasi shqiptar Fatbardh Lala, 56 vjeç, ish-oficer i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ishte në kërkim në Shqipëri, për vepra penale në fushën e korrupsionit dhe nxjerrjes së sekretit shtetëror.

Shtetasi Fatbardh Lala u ekstradua rreth orës 15:00 të ditës së sotme.

Ky operacion për lokalizimin, arrestimin dhe ekstradimin e këtij shtetasi ka ardhur si rezultat i përpjekjeve të përbashkëta disamujore, ndërmjet agjencive ligjzbatuese shqiptare dhe atyre amerikane.

Policia e Shtetit falënderon partnerët ndërkombëtarë të agjencive federale amerikane DSS dhe ICE-ERO, për të gjithë punën dhe përkushtimin maksimal në këtë operacion ekstradimi/deportimi.

#Në #kërkim #nga #SPAK #për #korrupsion #nxjerrje #të #sekretit #shtetëror #ekstradohet #nga #SHBA #ishoficeri #Policisë #Gjyqësore
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button