Aktualitet
Aksident i rëndë në Durrës/ Ambulanca përmbyset në mes të rrugës, plagosen pacientja dhe infermierja –

Një aksident rrugor ka ndodhur sot në Golem, ku një ambulancë që po transportonte një paciente nga Berati drejt Tiranës është përmbysur si pasojë e një përplasjeje me një automjet tjetër.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se një makinë ka goditur ambulancën nga pas, duke shkaktuar përmbysjen e saj në rrugë.
Nga aksidenti janë lënduar një grua 64-vjeçare, e cila ishte paciente, dhe një infermiere që e shoqëronte.
Policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit, ndërsa trafiku në zonë është bllokuar për shkak të incidentit.
#Aksident #rëndë #në #Durrës #Ambulanca #përmbyset #në #mes #të #rrugës #plagosen #pacientja #dhe #infermierja
Java News