Aktualitet

Ke punuar në Itali, por jeton në Shqipëri? Kreu i ISSH-së sqaron procedurën për përfitimin e pensionit –

Në një bisedë të drejtpërdrejtë në “Money report”, kreu i ISSH Astrit Hado, sqaroi procedurën se si qytetarët shqiptarë do të mund të përfitojnë nga marrëveshja e pensioneve me Italinë.

“Nëse një qytetar që ka 13 vite punë në Itali por ka vendosur të jetojë në Shqipëri, kërkesën për pension e bën në Shqipëri në ISSH ne e marrim kërkesën dhe ia transmetojmë kolegëve italianë. Ecejaket nuk do I bëjnë qytetarët , por i bëjnë institucionet respektive. E njëjta gjë edhe për një qytetar që jeton në Itali, bën kërkesë pranë autoriteteve italiane dhe ne do e konsiderojmë njëjtë si të ishte bërë në Tiranë.

Marrëveshja ka shndërruar zyrat respektive si zyrat e veta. Në kryejmë shërbime për italianët dhe anasjelltas, pa kosto ekstra.

Është një marrëveshje shtetërore, dhe janë më afat të pacaktuar dhe është përcaktuar edhe mënyra e zgjidhjes së ankesave.” Tha Hado, ndërsa theksoi se janë në bisedime e negociata edhe me vende të tjera.

“Me Greqinë, vijon debati teknik nuk kemi një datë të saktë. Është një proces sa i gjatë edhe i vështirë. Jemi në proces me Letoninë, në prill nisim negociatat, më pas me Slloveninë, me Moldavinë jemi në proces. Me Izraelin kemi rënë dakord, po rakordojmë axhendat. Jemi në diskutime me Francën, Spanjën, Danimarkën dhe jemi në fazat e diskutimit të drafteve,cfarë do përfshijnë këto marrëveshje. Janë 7–8 vende në process, që con numrin në rreth 27-28 marrëveshje” përfundoi Hado.

#punuar #në #Itali #por #jeton #në #Shqipëri #Kreu #ISSHsë #sqaron #procedurën #për #përfitimin #pensionit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button