Aktualitet
Pavarësisht urdhrit nga Gjykata, Kurti nuk paraqitet në Prokurori

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është urdhëruar nga Gjykata Themelore në Prishtinë që të japë një dëshmi në Prokurorinë Speciale të Kosovës, të martën në orën 10:00, por ai nuk është paraqitur atje.
Një ditë më herët, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës ka njoftuar se Kurti, në këtë kohë, do të marrë pjesë në vendosjen e gurthemelit të një kopshti fëmijësh në qytetin e Gjilanit.
Radio Evropa e Lirë e ka pyetur Qeverinë e Kosovës nëse Kurti do t’i përgjigjet urdhrit, mirëpo nuk ka marrë ndonjë përgjigje.
#Pavarësisht #urdhrit #nga #Gjykata #Kurti #nuk #paraqitet #në #Prokurori
gazetablic.com