Aktualitet

​Tetë vjet nga protesta gjithëpopullore për lirimin e Haradinajt

Para tetë vjetësh (më 4 mars 2017) në Prishtinë u mbajt protesta gjithëpopullore kundër mbajtjes peng të Ramush Haradinajt në Francë.

Protesta ishte thirrur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), lider i së cilës është Haradinaj, ndërsa u përkrah edhe nga partitë tjera opozitare dhe shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së.

Kryeministri i tanishëm Haradinaj ishte ndaluar më 4 janar 2017 nga policia franceze, për shkak të fletarrestit nga Serbia për kinse krime lufte, gjë e cila çoi në protesta të mëdha në të gjitha qytetet shqiptare dhe qytetet e mëdha evropiane.

Haradinaj u lirua nga gjykata franceze e Colmar, më 27 prill 2017./KP



#Tetë #vjet #nga #protesta #gjithëpopullore #për #lirimin #Haradinajt
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button