Në 4 vitet e fundit ka krijuar vetëm katastrofa…

Igli Tare është favorit për të qenë drejtori sportiv i Milanit. Një hap që do të ishte historike si për karrierën e tij, por njëkohësisht edhe për Shqipërinë. Kështu vendi ynë do të kishte një figurë që ne na përfaqëson në rolin drejtues të një klubi të madh në Serie A dhe në Europë. Por gazetari italian Alfredo Pedulla ka dalë hapur kundër kësaj lëvizje. Sipas tij, Tare nuk është në një nivel të lartë për të qenë pjesë e Milanit si drejtor sportiv. Gjithashtu Pedulla nënvizon se puna e mirë e Tarës te Lacio ishte vetëm për pak kohë pasi në vitet e fundit goditjet e tij linin për të dëshiruar.
“Askush nuk flet për Fabianin (drejtori sportiv i Lacios), por të gjithë flasin për Tarë që bëri disa lëvizje të shkëlqyera te Lacio më parë. I bëri, por 8 vite më parë, me Luis Alberton dhe Milinkovic Savic, por në 3-4 vitet e fundit te Lacio ka qenë katastrofë. Kur erdhi Fabiani pastaj ishte si një viktimë te Lacio, mediat e sulmonin dhe thanë se ky njeri do ta prishi Lacion pasi nuk ka aftësi, se nuk njeh lojtarët. Mua personalisht mu duk e kundërta. Nëse shihni me vëmendje transferimet e Lacios këtë verë, ka një ekip të mrekullueshëm në fushë, që ka gjetur personalitet. Meritat e Fabianin? Nga 1-10 meriton 11. Ai është “binjaku i varfër’ i një “drejtori të madh” si Igli Tare që në katër vitet e fundit ka krijuar vetëm katastrofa”, shkruan Pedulla. /Sport Ekspres/
#Në #vitet #fundit #krijuar #vetëm #katastrofa
SportExpress