Aktualitet

Trebicka është qëlluar me plumb! Vrasjen e organizoi Berisha… –

Avokati Idajet Beqiri thotë se Sali Berisha qëndron pas vdekjes së Kosta Trebickës, i cili sipas tij nuk ka pësuar aksident, por është vrarë. Duke marrë shkas nga një dokumentar që u transmetua në emisionin “Real Story” në lidhje me Gërdecin, Beqiri tha se Trebicka kishte denoncuar aferën e familjes Berisha.

Ai thotë se ekzekutor është Agron Kuliçi, ish bodyguard i Sali Berishës. Sipas Beqirit, SPAK duhet të hetojë vdekjen e Trebickës.

“Kosta Trebicka këtë krim e denoncoi dhe madje në kuptimin ligjor, ishte një i penduar i drejtësisë. Ishte edhe vetë pjesë e atij korrupsioni sepse Amerika i kishte vendosur embargo armëve kineze. Por Trebicka e denocnoi një gjë të tillë dhe kur e pa kush e bënte realisht dhe ishin përfshirë njerëz si kryeministri i Shqipërisë dhe i biri i tij, ai kërkoi ndihmë New York Times, e cila bëri investigimin dhe e zbërtheu. Ai vuri dijeni edhe ambasadën amerikane. Ka pasur presione të mëdha për ekzekutim, ai ndërronte shpesh numrat e telefonit.“, u shpreh Beqiri.

Sipas tij, Trebicka është takuar me Shkëlzen Berishën, i dyshuari kryesor për aferën e Gërdecit, para se të vdiste.

“Prokurorja e përgjithshme kur thotë se do të thërras Shkëlzenin dhe Trebickën domethënë se e kishte të qartë se kush e bëri Gërdecin. Para se të ikte Trebicka, e ka ndaluar Shkëlzen Berisha. Ka ndenjur një kohë të gjatë në makinën e tij para se të vritej. Aty ka pasur një bisedë goxha e gjatë dhe më pas Trebicka ka ikur me makinën e tij, nga mënyra se si ka ikur ka thënë ‘shyqyr që shpëtova prej tij’. SPAK kur u krijua në 2016 u krijua që të hetonte Gërdecin se ky është krimi më i tmerrshëm që iu ka ndodhur shqiptarëve, më pas 21 Janari.”, shtoi avokati.

Më tej, Beqiri flet edhe për një deklaratë të një eksperti amerikan që thotë se Trebicka është qëlluar me plumb.

“SPAK nuk po heton. Nuk është dëshmitari i vetëm Trebicka. SPAK, përveç provave të jashtëzakonshme me dëshmi dhe tabulate telefonike, ka dhe dy të pandehur në Amerikë që janë dënuar dhe iu është bërë gjyqi. Atje kanë denoncuar se kush na ndihmonte në këtë veprimtari. Këta nuk po hetojnë Kosta Trebickën. I pari që vajti në vendin e ngjarjes ku u vra Trebicka ishte bodyguard i Berishës. Pa nxjerrë akoma konkluzionin ekspertët, Sali Berisha doli i parë dhe tha që është aksident automobilistik. Agron Kuliçi është i dyshuari kryesor për vrasjen e tij si ekzekutor se organizator është Saliu.”, tha avokati.

#Trebicka #është #qëlluar #plumb #Vrasjen #organizoi #Berisha
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button