Është koha e Diego Simeones! Trajneri i Atletikos provon formacionin 7-2-1 kundër Real Madridit, ky është plani i tij

Real Madrid-Atletiko Madrid është ndeshja e sotme e cila ka marrë vëmendjen e të gjithëve. Një përballje emocionuese që na vjen në Champions League dhe që do të na dhurojë shumë emocione. Si Reali ashtu edhe Atletiko vijnë pas një ecurie fantastike rezultatesh.
Gjithashtu edhe në përballjet me njëri-tjetrin, ka një balancë totale mes Ancelotit dhe Simeones që në 26 përballje, Simeone numëron 9 fitore kundër Ancelotit, 9 humbje dhe 8 barazime.
Sipas mediave spanjolle në këtë ndeshje të parë, Simeone do të provojë të hidhet me skemën 7-2-1. Në këtë mënyrë trajneri i Atletiko Madridit do të mbyll sulmet e rrezikshme të madrilenëve dhe do të shpresojë për kapjen në befasi të tyre nëpërmjet kundërsulmeve. /Sport Ekspres/
#Është #koha #Diego #Simeones #Trajneri #Atletikos #provon #formacionin #kundër #Real #Madridit #është #plani #tij
SportExpress