Sport
Kemi armët tona për Bajernin – JavaNews.al

Leverkuseni do të përballet me Bajernin e Mynihut, në kuadër të Champions League. Në prag të këtij takimi, mesfushori shqiptar i “aspirinave”, Granit Xhaka u shpreh se ekipi do bëjë maksimumin për të fituar.
“Mendoj se ekipi që kryeson në Bundesligë duhet të konsiderohet si favorit. Nuk dua që të keqkuptohem e të mendoni se nisemi të dorëzuar.
Ne i kemi armët tona për të përballuar një ekip si Bajerni i Mynihut. Me dëshirë dhe uri për sukses arrihet gjithçka”, tha Granit Xhaka.
#Kemi #armët #tona #për #Bajernin #JavaNews.al
Java News