Aktualitet

Dyfishohen të ardhurat nga administrimi i pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara në vitin 2024 – JavaNews.al

Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka dyfishuar të ardhurat nga qiradhënia e pronave të sekuestruara dhe konfiskuara në vitin 2024, krahasuar me vitin 2023. Referuar shifrave, të ardhurat e Agjencisë nga qiradhënia e këtyre pasurive për vitin 2024 ishin 159 milionë lekë, ose 96.2% më shumë sesa në vitin 2023. Të ardhurat e siguruara nga qiradhënia në vitin 2023 ishin 81 milionë lekë.

Rritja e të ardhurave është realizuar përmes rritjes së eficiencës dhe mirëmenaxhimit, si edhe uljes së shpenzimeve për administrimin e pronave të sekuestruara dhe konfiskuara.

Administrimi i pasurive të konfiskuara dhe sekuestruara nga ana e AAPSK realizohet bazuar në Ligjin Nr. 34/2019 “Për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara” i ndryshuar, Ligjin Nr. 10192, datë 3.12.2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit, përmes masave parandaluese kundër pasurisë” (Ligji Anti-Mafia), si edhe Vendime të Këshillit të Ministrave (VKM) që përcaktojnë procedurat e administrimit dhe përdorimit të këtyre pasurive.

Bazuar në aktet ligjore dhe nënligjore të sipërpërmendura, AAPSK menaxhon pasuritë e sekuestruara dhe konfiskuara për të nxjerrë të ardhura përmes dhënies me qira ose formave të tjera të shfrytëzimit nga palë të treta. Ndërsa, pasuritë që amortizohen ose konsiderohen të papërdorshme mund të kalojnë në procedura shitjeje, por kjo mund të ndodhë vetëm me vendim të Komitetit Ndërinstitucional për Masat Kundër Krimit të Organizuar.

Sa i përket administrimit të pasurive, AAPSK administron dhe jep me qira pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara për të siguruar të ardhura. Qiradhënia e këtyre pasurive ndihmon në mbulimin e kostove të administrimit dhe mirëmbajtjes së tyre. Më tej, të ardhurat e mbledhura përdoren për qëllime të përcaktuara në ligj, përfshirë kompensimin e viktimave të krimit ose destinime të tjera të vendosura nga autoritetet, përfshirë këtu mbështetje financiare dhe/ose infrastruktorore për agjencitë ligjzbatuese.

Ky mekanizëm siguron që pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara të mos mbeten të pashfrytëzuara, por të përdoren për të krijuar të ardhura për shtetin dhe për qëllime publike.

#Dyfishohen #të #ardhurat #nga #administrimi #pasurive #të #sekuestruara #dhe #konfiskuara #në #vitin #JavaNews.al
JavaNews

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button