Do rikthehem në Parlament si deputet –

Drejtuesi politik për qarkun e Beratit në Partinë e Lirisë, Lefter Maliqi, ka folur për peizazhin politik në prag të zgjedhjeve të 11 majit gjatë një interviste në programin e drekës në News24.
Maliqi shprehu besimin e tij se do të rikthehet në Parlament, duke e cilësuar këtë si një rikthim të tretë.
“Do të jem deputet dhe është një rikthim i tretë imi,” tha ai.
Ai theksoi ambiciet e tij për bashkinë e Kuçovës, të cilën e quajti të “grabitur,” duke shtuar se marrëveshja me mbështetësit e tij është të qëndroj si deputet për një kohë të shkurtër dhe më pas të kandidojë për këtë post.
Maliqi theksoi rëndësinë e krijimit të një grupi parlamentar për Partinë e Lirisë.
“Opozita e bashkuar në qarkun e Beratit do të fitojë 4 mandate deputetësh,” deklaroi ai, duke përmendur se në Tiranë, Partia e Lirisë mori 23 mijë vota në vitin 2021.
Ai propozoi që drejtuesit e Partisë së Lirisë, përveç Ilir Metës, të jenë aktivë në qarkun e Tiranës, ndarë sipas zonave, për të marrë 2 mandate dhe për të krijuar një grup parlamentar me 7 deputetë.
#rikthehem #në #Parlament #deputet
Java News