Aktualitet

U plagos me armë disa ditë më parë, ndërron jetën në spital efektivi i burgut të Burrelit –

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë, efektivi i burgut të Burrelit, Sinan Kazhani, i cili 4 ditë më parë u vetëplagos me armën e shërbimit.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e 26 shkurtit rreth orës 7:00, ku efektivi 54 vjeç tentoi t’i japë fund jetës duke u plagosur me armë zjarri.

Sinan Kazhani u transportua për ndihmë mjekësore në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.

Ende nuk dihen arsyet pse 54-vjeçari qëlloi veten me arme zjarri. Ndërkohë autoritetet po punojne per zbardhjen e ngjarjes.

#plagos #armë #disa #ditë #më #parë #ndërron #jetën #në #spital #efektivi #burgut #të #Burrelit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button