Për mustaqet e Kujtimit! –

Nga Ylli Pata
Kujtim Gjuzi është një personazh urban i Tiranës që herët, por në politikë u bë i njohur kur zëvendësoi deputetët e opozitës që dorëzuan mandatet.
Pikërisht në vitin 2019, kur së bashku me Selami Jenisherin, u kthyen në një parodi të “opozitës parlamentare”.
Të gjithë këto personazhe, që nuk erdhën nga planeti Mars por ishin pjesë e listave zëvenësuese për deputetë të opozitës, hynë në Kuvend, u sulmuan, fyen, u shanë pikërisht nga mediat dhe qarqet pranë Partisë Demokratike.
Sulm që vijoi gjatë, deri në vitin 2021, kur Sali Berisha u përjashtua nga grupi parlamentar i PD-së nga Lulzim Basha. Pikërisht atëherë, si Gjuzi, si Jenisheri pore dhe kërëratat e tjera ju bashkuan doktorit. Nuk pati më të shara, ironi, gallata, apo shaka për deputetët që ju bashkuan Edi Ramës dhe votuan bashkë me të heqjen e koalicioneve zgjedhore.
Sali Berisha shpalli koalicionin e “Shqipërisë Madhështore”, ku si pjesë e tij janë pikërisht këto figura të “opozitës parlamentare” të 2019-s, ku Kujtim Gjuzi e Selami Jenisheri mbeten si personazhet më emblematikë.
Kjo jo thjesht nga qëndrimet e tyre, por nga gallatat që kanë provokuar daljet e tyre mediatike. Gallata që mund të jenë edhe të provokuara nga këto personazhe për më shumë bujë, Siç Nard Ndoka për shembull me dëshirë u bë viral me batutat e tij paksa surreale.
Megjithatë si Jenisheri, ashtu si Gjuzi, janë personazhe margjinalë të opozitës, dhe vetë doktori nuk i ka afruar dikur aq shumë sa sot. Po përse sot e bëri? Sepse kërkon ta bëjë të ashtuquajturën “Shqipëri Madhështore” më shumë një zhvillim viral virtual sesa një organizëm politik territorial.
Në “Shqipërinë Madhështore” shumë pak subjekte kanë një organizim në bazë. Përveç PD-së, PL-së, Partisë Agrare të Agron Dukës, të gjitha janë pesë me hiç. Edhe PDIU e Idrizit nuk është më një organizëm i bashkuar. Idrizi lufton vetëm për vete dhe Mesila Dodën, kurse nga ana tjetër, pra në mazhorancë ka një pjesë tjetër të PDIU që kërkon vota majtas.
PBDNJ e Dules mbështetet vetëm tek OMONIA e Himarës, ngaqë në minoritet nuk ka më vota, përkatësisht në Dropull e Finiq.
Të gjithë subjektet e tjera, qoftë edhe grupimet e Ballit Kombëtar nuk e kanë më fuqinë e vjetër, pasi janë ngjizur në PD dhe partitë e tjera të opozitës. Në një sodnazh të fundit, nga 36% që ka marrë Bashkimi për Fitore, pra PD, PL e PBDNJ më 14 maj 2023, del se mund të marr 40%, duke marrë presje aritmetike prej grupimeve lokale e ndoshta edhe tematike.
Edi Rama, e hapi lojën e debatit mbi natyrën groteske të “Shqipërisë Madhështore” duke sjellë si simbolikë Kujtim Gjuzin, i cili edhe u bë viral gjatë kohës së “opozitës parlamentare”. Kjo ishte një grackë pr opozitën, e cila vetë e ka dërrmuar dikur. Sali Berisha, nuk pati rrugë tjetër veçse ta vijojë debatin absurd për mustaqet e Kujtimit, Që në fund, u kthye në ajkën apo thelbin e koalicionit.
#Për #mustaqet #Kujtimit
Java News