Aktualitet

VIDEO / “Do bëni një p**dhë të madhe”, gazetarët ‘gozhdojnë’ demokratin, ai braktis studion LIVE –

Një debat i ashpër është zhvilluar në emisionin “Off the Record” në A2 CNN me Andrea Dangllin mes përfaqësuesve të Partisë Demokratike, Akil Kraja dhe Besart Xhaferri dhe gazetarëve Ardit Rada dhe Anri Bala.

E teksa temë e diskutimit kanë qenë primarët në PD, debati është përshkallëzuar me drejtorin e kabinetit të PD që i ka akuzuar dy gazetarët si të politizuar dhe më pas është larguar nga studio.

Pjesë nga debate:

Kraja: Çfarë gazetarësh jeni?? Nuk keni bërë detyrat e shtëpisë. Kështu ulet steka fare. Nuk vihet kështu… Nuk është panel ky.

Bala-Jeni mirë mo jeni mirë…shkëlqeni.

Kraja: Unë kam mbaruar Itali, Francë….

Rada: Edhe i bie që jeni kandidatë të Diasporës ju?!

Bala-E çfarë lidhje ka se ke mbaruar në Angli ti. Çfarë do të thotë kjo. Ti mund të jesh analfabet funksional. Patjetër që po je 41 vjeç dhe dukesh si 60. Po këta shqiptarët që nuk kanë bërë shkollë dhe ju votojnë si i bie?

Kraja: Kush tha që nuk kanë bërë shkollë.

Bala-Ju jeni analfabet që në çdo ekuacion prodhoni një pordhë të madhe..

Rada: Naten, suksese!

Bala: Ik tani. Suksese Berishës, Gjin Gjonit dhe Arjan Ndojit

Kraja: Më vjen keq që të rinjtë mbeten peng i Edi Ramës.

#VIDEO #bëni #një #pdhë #të #madhe #gazetarët #gozhdojnë #demokratin #braktis #studion #LIVE
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button