Aktualitet

Kurti: Po presim rezultatet përfundimtare që sa më parë t’i formojmë institucionet si fitues të qartë të zgjedhjeve

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka thënë se presin përfundimin e procesit të numërimit të votave, për siç tha ai ta përmbushur obligimin për formimin e institucioneve.

Deri atëherë Kurti kërkoi nga ministrat e kabinetit të tij që të vazhdojnë punën me të njëjtin ritëm.

Kurti tha se nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve presin më shumë angazhim në përfundimin e numërimit të votave dhe kujdes të shtuar, siç tha ai për mbrojtjen e vullnetit të qytetarëve.

“Kemi hyrë në fazën finale të procesit të numërimit të votave për zgjedhjet e 9 shkurtit. Sot fillon numërimi i votave të diasporës dhe sipas njoftimit të KQZ-së, më së largu deri në javën tjetër pritet të kemi rezultatet përfundimtare për subjektet politike. Si fitues të qartë të këtyre zgjedhjeve, nga ne qytetarët presin që sa më parë të përmbushim obligimin që na takon për formimin e institucioneve në legjislaturën e nëntë.Deri atëherë pres që të vazhdoni punën dhe punët e mira me po të njëjtin ritëm, ndërkaq të gjithë presim nga KQZ edhe më shumë angazhim në përfundimin e procesit të numërimit dhe kujdes të shtuar në mbrojtjen e vullnetit të votueseve për të përmbyllur këtë proces zgjedhor me pjesëmarrje masive të qytetarëve”, tha Kurti në mbledhjen e Qeverisë.



#Kurti #presim #rezultatet #përfundimtare #që #më #parë #formojmë #institucionet #fitues #të #qartë #të #zgjedhjeve
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button