Këta që e birësuan SPAK pas pilafit… –

Në fjalën e tij nga Kryesia e Kuvendit, kryeministri Edi Rama dha një përgjigje për të gjitha akuzat se “PS po minon hetimet e drejtësisë”. Duke mohuar që ka një strategji të mundshme elektorale, Rama tha se e vetmja gjë që mazhoranca kërkon është “drejtësi e pavarur europiane”.
“Unë po i jap disa përgjigje jo vetëm zotit Afrim, por të gjithë atyre që mendojnë si ai, apo atyre në radhët e shoqërisë civile apo të pavarurve që pa pushim vetëm represion dhe asgjë tjetër, ndërkohë që ajo për të cilën unë luftoj është një drejtësi e pavarur dhe europiane. Tani nuk e di ku e gjejnë që flasin për strategji elektorale për të minuar hetimet VIP të drejtësisë, një strategji që tashmë njihet thotë ai, Paraqet si fakt një fantazi të tillë. Këtu fillon problemi i madh në shoqëri, me pasqyrat e informacionet, kanalet dhe portalet, ku opinionet shiten si fakte. Rektori nuk u ftua për të ngritur flamurin e pafajësisë për 24 personat me masë pa gjyq.
As zoti Afrim dhe asnjë largim tjetër nuk konkurron dot në asnjë formë me këtë parti, me këtë mazhorancë qeverisëse sa i përket luftës për një drejtësi të pavarur. Po të mos ishte kjo parti, zoti Afrim dhe zoti Largim nuk do shikonin kurrë hetime VIP në Shqipëri. Duhet të përgatitet zoti Afrim dhe Largim që të dëgjojnë gjithmonë e më shumë nga ne sepse tani që SPAK-un dhe GJKKO-në që i ngritëm ne, i kanë marrë të tjerët në birësim pas pilafit, ne tani kemi hyrë në fazën e dytë. Faza e dytë është pavarësi europiane, jo ruse.”
Ai tha se në këtë fazë kur Shqipëria po negocion me BE-në, nuk mundet që SPAK apo GJKKO të shkelin standardet demokratike.
“Unë nuk dua që teksa ne negociojmë me BE-në, të çohet një hollandez apo francez dhe të thotë nuk kemi më asnjë dyshim që Shqipëria nuk ka gjykata e prokurori që respekton standardet demokratike dhe që njeh prezumimin e pafajësisë. Ne nuk ofrojmë asnjë model negativ! Altin Dumani është sulmuar kafshërisht. Nuk e di ku kanë qenë këta afrimët dhe largimët që sot po e mbrojnë SPAK-un nga ne dhe në cilin kapitull të historisë së Shqipërisë, historianët Afrim e Largim kanë parë ndonjë rast tjetër? Le të na e tregojnë…”, tha Rama.
#Këta #që #birësuan #SPAK #pas #pilafit
Java News