Për mua Ronaldo i Brazilit është më i miri –

Deklarata e fundit e Karim Benzemasë me shumë mundësi nuk ka për t’i pëlqyer Kristiano Ronaldos. Aq më tepër kur bëhet fjalë për një lojtarë me të cilin ka qenë shok skuadre për vite me radhë. Sulmuesi francez është pyetur nga gazetari i “TNT Sports” për faktin se CR7-a e shpall veten si më të mirin e historisë së futbollit. Por Benzemaja ndan një tjetër mendim, duke u shprehur se për të më i miri në histori është një tjetër Ronaldo, ai i Brazilit.
“Mendoj që çdokush mund të thojë ç’të dojë. Nëse ai mendon se është më i miri në histori, është mendimi i tij. Për mua ka shumë. Për shembull, më i miri është Ronaldo i Brazilit. Por Kristiano është ai që është. Nuk më pëlqen të bëj krahasime mes lojtarëve, sepse secili ka historinë e tij. Ai (Kristiano Ronaldo) ka historinë e tij dhe është shumë e mirë”, ka thënë Karim Benzemaja./Sport Ekspres/
#Për #mua #Ronaldo #Brazilit #është #më #miri
SportExpress