Pregja dhe Ylli Aga “rrihen” te Çarçani për arbitrin: Vij nga Manchester City-Liverpool dhe shoh…Cjapin

Në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”, ka pasur një diskutim të zjarrtë për ndeshjen Teuta-Tirana, e mbyllur në shifrat 2-1. Gazetari Ylli Aga, i ftuar në studio, kishte një debat të madh me moviolën, Bujar Pregjën, që ndodhej paralelisht në studion e Carcanit. Sipas Ylli Agës, arbitri po bënte gabime të mëdha me faullet e dhënë në favor të Teutës dhe gjithashtu Aga theksoi se Teuta fitoi me meritë, por arbitri me këto gabime, i bëri disi pis fitoren. Nga ana tjetër Bujar Pregja theksoi se arbitri nuk kishte asnjë ndikim në ndeshje pasi në të gjitha rastet vendimtare, nuk gaboi.
Pjesë nga debati
Aga: “Më vjen keq që arbitri bëri pis fitoren e merituar të Teutës. Po të donin arbitrat palaço, Teuta do të kishte tre kampionate më shumë sot. Nga një ndeshje Man City-Liverpul që jep arbitri 12 faulle të shohësh Teuta-Tirana ku arbitri jep faull gjithmonë, 48 faulle në një ndeshje janë shumë.
Pregja: “Dëgjova që tha Ylli se Tirana nuk ka reaguar akoma, por reagimi i Yllit është më i fortë se i klubit të Tiranës”.
Aga: “Kursej këto, mos më lidh me klubin e Tiranës”.
Pregja: “Jo, nuk kam se çfarë të kursej. Nuk po të akuzoj, por të lidh me klubin e Tiranës sepse një gazetar nuk mund të ofendoj kështu, kjo është e patolerueshme. Mund të bësh vërejtje, kritika, por jo të ofendosh kështu. Arbitri nuk ka qenë protagonist për humbjen e Tiranës, golat dhe çdo gjë në zonë ka qenë e saktë”.
Aga: “Si nuk kam të drejtë të flas kështu? Vij nga Man City me 12 faulle dhe shohësh Cjapin me 48 faulle”.
Pregja: “Vendimet kryesore, golat, penalltia ishin të sakta. Gjatë lojës ka një faull të dhënë apo të padhënë, që nuk influencon në lojë, nuk ka të bëjë shumë. Ti e ke lavdëruar këtë arbitër më para dhe tani e quan palaço me një ndeshje”.
Aga: “Se e kam lavdëruar prandaj po të them, vetëm sa bëri pis kot fitoren e Teutës”.
Pregja: “Për ça e ndihmoj Teutën ky?”.
Aga: “34 faulle”.
Pregja: “Po kanë qenë faulle”.
Aga: “Hajde t’i shohim të gjitha”.
#Pregja #dhe #Ylli #Aga #rrihen #Çarçani #për #arbitrin #Vij #nga #Manchester #CityLiverpool #dhe #shohCjapin
SportExpress