EMRI/ U qëllua për vdekje me armë zjarri, identifikohet 67-vjeçari që u vra në Laç –

Dodë Mamli është identifikuar si 67-vjeçari, i cili mbeti viktimë pasditen e sotme pas disa të shtënave me armë zjarri.
Dyshohet se i moshuari u qëllua në afërsi të banesës së tij në fshatin Zhejë, për arsye ende të paditura.
Sakaq, autori i ngjarjes mbetet i paidentifikuar, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit.
Njoftimi i policisë:
Kurbin/Informacion paraprak
Në rrugën e fshatit Vilëz, Zhejë, Kurbin, shtetasi D. M, 67 vjeç është vrarë me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e autorëve.
Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet dhe në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar katër grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.
#EMRI #qëllua #për #vdekje #armë #zjarri #identifikohet #67vjeçari #që #vra #në #Laç
Java News