Sport

Zyrtare/ Skënderbeu njofton largimin e mesfushorit, firmos me pretendentët për titull kampion në Kazakistan –

KF Skënderbeu ka njoftuar sot largimin e Mario Rabiut. Klubi bardhekuq ka bërë me dije se mesfushori do të vazhdojë karrierën e tij në Kazakistan. Nigeriani 25-vjeçar do të jetë pjesë e Aktobes. Sezonin e shkuar Aktobe përfundoi në vendin e 3-të në renditje, ndërsa sezoni i ri fillon në muajin mars.

“Faleminderit Mario Rabiu! KF Skënderbeu ka arritur marrëveshjen me klubin nga Kazakistani FC Aktobe për transferimin e mesfushorit Mario Rabiu. Klubi i Futbollit Skënderbeu falenderon Marion për kontributin e dhënë dhe i uron sa më shumë suksese në karierrën e tij”, ka njoftuar klubi Skënderbeu./Sport Ekspres/

#Zyrtare #Skënderbeu #njofton #largimin #mesfushorit #firmos #pretendentët #për #titull #kampion #në #Kazakistan
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button