Armando Dobra do të jetë kapiteni ynë –

Armando Dobra ka firmosur një kontratë të re te Chesterfield. Sulmuesi 23-vjeçar ka hedhur firmën në kontratë për 2 vite e gjysmë të tjera me këtë fanellë. Shqiptari shihet si një talent i madh, por ka ende shumë kohë për të treguar veten në nivelet më të larta të futbollit anglez, teksa tani është pjesë e League Tëo.
Për Dobrën ka pasur interesime nga disa skuadra të League One që asiprojnë ngjitjen në Championship, por Armando nuk ka kërkuar që të rrezikojë dhe ka vazhduar me ekipin e tij. Menjëherë pas hedhjes së firmës, ndihmës trajneri i Chesterfield, Danny Ëebb, ka ngritur në qiellin e shtatë shqiptarin.
“Armando Dobra nuk ka luajtur kurrë me ne sikur nuk do që të rri këtu. Për ne është një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit. Sigurisht që kjo kontratë e re nuk do të thotë se Dobra nuk do të largohet, por të paktën na jep pak më shumë siguri dhe uroj ta kemi edhe për disa sezone. Ai punon shumë sikur jeta e tij të varej nga e gjitha kjo. Ajo që bën ai edhe në ndihmën e mbrojtjes është mbreslënëse, ka zemrën e një luani dhe po, në të ardhmen do të jetë ai kapiteni i ekipit”, tha Ëebb. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
#Armando #Dobra #të #jetë #kapiteni #ynë
SportExpress