Valixhja e Tundimeve/ I vodhën zarfet Gjestit, Vëllai i Madh u kërkon banorëve t’i kthejnë! –

Gjesti si lider i shtëpisë, mori një natë më parë nga “Vëllai i Madh” Valixhen e Tundimeve.
Brenda saj ndodheshin 7 zarfe me shpërblime dhe dënime. Banori u kujdes të ruante zarfet, por pasi fjeti, konkurrentët mori disa prej tyre. I pari ishte Vserlo, që vodhi dy letra pa u dalluar, ndërsa më vonë të njëjtën gjë bëri dhe Rozana.
Por, ky veprim i dy banorëve bie në kundërshtim me rregullat, ndaj një zarf hyri sot në shtëpi, duke u kërkuar banorëve të kthejnë zarfet e fshehura.
“Banorë, Vëllai i Madh ka sjellë në shtëpi ‘valixhen e tundimeve’, e cila siç u njoftua edhe dje i përket vetëm liderit. Askush nuk mund të hapë valixhen dhe të marrë ose të hapë zarfet përveç tij. Vëllai i Madh ju kërkon që të riktheni tani zarfet në valixhe”.
#Valixhja #Tundimeve #vodhën #zarfet #Gjestit #Vëllai #Madh #kërkon #banorëve #kthejnë
Java News