“Primaret e PD shpërfytyrim”, Ferdinand Xhaferraj: Bashkimi në diversitet degradoi –

Xhaferraj deklaroi se grupi parlamentar i PD nuk mblidhet prej tre javësh, duke shtuar se, sipas tij, përmes kësaj zgjedhje, Berisha u thotë deputetëve që pranuan t’i dorëzonin shumicën e grupit, nuk më duheni më.
Ndërsa për primaret Xhaferraj shtoi se janë shpërfytyrimi më i madh që i bëhet procesit, sepse sipas tij njerëzit do të ftohen në votime, por nuk do të zgjedhin.
Nuk munguan as fshikullimat për kolegët e tij të grupit parlamentar, duke e cilësuar si të turpshëm degradimin e bashkimit në diversitet si në një garë se kush e hedh me lartë këmbën në vallen e Berishës, duke iu referuar kështu videos që u bë virale pak muaj më parë, ku deputetët e PD kërcenin nën tigujt e këngës së atij që kishin anatemuar për tre vite rrjesht.
#Primaret #shpërfytyrim #Ferdinand #XhaferrajBashkimi #në #diversitet #degradoi
Java News