Sport

Është një ekspert për futbollin, por edhe një diktator me lojtarët e tij –

Atalanta e nisi këtë sezon të ri në mënyrën më të mirën, por papritur ekipi i Gasperinit ka rrëshkitur në momentin më vendimtar. Një barazim ndaj Cagliarit që shijoi si humbje në një kohë kur Interi dhe Napoli u ndalën, duke humbur mundësinë për të hyrë seriozisht në lojë për titullin kampion në Serinë A. Nga ana tjetër, pak ditë më vonë erdhi edhe një eliminim i papritur nga Club Brugge në Champions League.

Por përse dështoi Gasperini? Në Itali tregojnë se prishja e raportit të tij me Lookman, njeriu që hyri nga stoli dhe dhuroi magji te Atalanta, nuk është hera e parë për trajnerin. Pavarësisht se Lookman ishte lojtari i ndeshjes dhe hyri vetëm në pjesën e dytë, Gasperini nuk ngurroi ta godiste publikisht duke thënë se është lojtari më i dobët që ka parë në jetën e tij në goditjen e 11-metrave, pasi Lookman e gaboi një të tillë ndaj Club Brugge.

Diktatori Gasperini sillet në mënyrë jo shumë korrekte në disa momente me lojtarët e tij. Përpara disa kohësh, ai urdhëroi Papu Gomez të lëvizte nga e majta në të djathtë, por argjentinasi e refuzoi. Ai shkoi dhe sulmoi fizikisht Gomez duke e goditur disa herë përpara se të ndaheshin. Gjithashtu Joachim Mahele u ankua kur Gasperini i ndaloi që të merrte në makinë Hojlund, rrugës për në stërvitje. Danezi në atë kohë nuk kishte një patentë dhe Gasperini nuk ia lejoi sepse sipas tij po argëtoheshin shumë me makinën në rrugën drejt qëndrës stërvitore. Merih Demiral konfirmoi gjithashtu metodat që nuk i pëlqenin aspak nga Gasperini. Por përpos gjithë këtyre rasteve, Gasperini vazhdon të investojë besim të madh te kapiteni i Shqipërisë, Gjimshiti. /Elio Hadjari-Sport Ekspres/

#Është #një #ekspert #për #futbollin #por #edhe #një #diktator #lojtarët #tij
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button