Shëndeti
Shpërthimi në urën e Krimesë, Ukraina pranon për herë të parë përgjegjësinë

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës pranoi për herë të parë përgjegjësinë e Kievit në sulmin e 8 tetorit 2022 në urën e Krimesë.
Në ditën e 500-të të luftës, ishte zëvendësministrja e Mbrojtjes, Hanna Malyar, e cila publikoi një listë të veprimeve më të rëndësishme të kryera nga ushtria në Telegram, duke përfshirë sulmin në urë.
“273 ditë që nga sulmi i parë u krye në urën e Krimesë, për të prishur logjistikën e rusëve”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë se, ura e Krimesë u hodh në erë me eksploziv të transportuar nga një kamion bombë.
/a.r
#Shpërthimi #në #urën #Krimesë #Ukraina #pranon #për #herë #të #parë #përgjegjësinë