Sport

Fayza, mamaja e Mbappé shpërthen kundër Al-Khelaifi: “Një gënjeshtar i madh”

Fayza

Mamaja është gjithmonë mama, një nga frazat më të vjetra dhe më të vërteta në botë. Pastaj kur një nënë kujdeset për interesat e fëmijës së saj, ato bëhen telashe serioze. Sidomos kur thuhen gjëra që nuk i pëlqejnë. E tregoi këtë zonja Rabiot, që në të kaluarën shkëputi kontrata milionere duke marrë gjithmonë më të mirën për Adrien. Dhe e konfirmoi më mirë edhe Fayza Lamari, nëna e asit francez Kylian Mbappè. Gruaja po udhëton me djalin e saj në Kamerun, ku ka bërë disa deklarata helmuese kundër pronarit të Paris Saint Germain, Nasser Al-Khelaifi.

Gjatë prezantimit të trajnerit të ri të PSG-së, Luis Enrique, pronari i klubit nga Katari dha një lloj ultimatumi për Mbappe: “Nëse Kylian dëshiron të qëndrojë, duam që të qëndrojë”, tha ai. Por më pas theksoi: “Por ai duhet të nënshkruajë një kontratë të re. Ne nuk duam ta lëmë lojtarin më të mirë në botë të largohet falas. Është e pamundur”. Fjalë që nisën një sërë thashethemesh për të ardhmen e sulmuesit. E që nuk i pëlqyen aspak stafit të tij, sidomos nënës së tij Fayza. Kjo e fundit, që kujdeset edhe për interesat e djalit të saj, ka nisur një përgjigje cinike.

MAMAJA E MBAPPE SHPËRTHEN NGA KAMERUNI

Sipas të dhënave të raportuara nga Jeune Afrique, mamaja e Mbappè, e cila është me djalin e saj me pushime në Kamerun (atdheu i babait të tij), i është përgjigjur në të njëjtën mënyrë presidentit Al-Khelaifi. E përjavshmja shkruan: “Lamari nuk i ka tretur disa fjalë të presidentit të klubit, të cilin ndër të tjera, sipas disa dëshmitarëve, e ka cilësuar “gënjeshtar të madh”. Sidoqoftë, janë fjalë të cituara dhe jo deklarata zyrtare. Por duke ditur karakterin e Fayza Lamari dhe luftën e saj të vazhdueshme për të mbrojtur djalin e saj nga çdo sulm, ato mund të jenë gjithashtu të besueshme…


#Fayza #mamaja #Mbappé #shpërthen #kundër #AlKhelaifi #Një #gënjeshtar #madh

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button