Reali i Madridit reagon në kohë shtesë, madrilenët eleminojnë me vështirësi Selta Vigon –

Reali i Madridit është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Mbretit. “Los blanos” kanë siguruar kualifikimin mes vështirësive. Mbape (37’) dhe Vinicius (48’) kaluan fillimisht në epërsi Realin, por Selta Vigo u kundërpërgjigj në minutën e 83-të me anë të Bambës. Më pas ishte Alonso ai që shndërroi në gol një penallti në minutën e 91-të, duke e dërguar sfidën në shtesa.
Në kohën shtesë Reali i Madridit mori frerët e lojës në duar dhe nuk la më vend për befasi. Endriku (108’, 120’) dhe Valverdja (112’) vulosën fitoren 5-2 për kryeqytetasit. Të hënë do të mësohet përmes shortit rivali i radhës në Kupën e Mbretit për Realin e Madridit./Sport Ekspres/
#Reali #Madridit #reagon #në #kohë #shtesë #madrilenët #eleminojnë #vështirësi #Selta #Vigon
SportExpress