Aktualitet

Në kërkim për mashtrim kompjuterik, kapet 30-vjeçari në Tiranë

Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë ka përfunduar operacionin policor të koduar “Sunday” duke arrestuar një 30-vjeçar të kërkuar për mashtrim kompjuterik në bashkëpunim me një grup strukturuar kriminal.

Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale të kryer në bashkëpunim.

Sipas raporteve, 30-vjeçari dhe një grup shtetasish të tjerë mashtronin shtetas të huaj duke i bindur ata të investojnë në kriptovaluta me premtime përfitimi ekonomik.

Materialet e rastit u kaluan për veprime të mëtejshme procedurale te Prokuroria.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button