Aktualitet
Krujë – Aksident me pasojë vdekje.

Më datë 30.04.2023, në rrugën dytësore Fushë Krujë-Thumanë, shtetasi N. H., 46 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja, shtetasja B. H., 77 vjeçe.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.