Zbulohen përgjigjet e skanerit për Armando Brojën, sulmuesi shqiptar do t’i rikthehet shpejt aksionit –

Një lajm i mirë vjen nga Anglia për Armando Brojën. Gazetari Nizaar Kinsella zbulon se pas kryerjes së skanerit është vënë re se sulmuesi shqiptar vuan thjesht një lëndim në kyçin e këmbës. Për këtë arsye nuk do të jetë e nevojshme kryerja e një operacioni. Kjo nënkupton se koha e rekuperimit të Brojës do të jetë shumë herë më e shkurtër nga sa mendohej.
“Skaneri zbuloi se Armando Broja ka një lëndim në kyçin e këmbës. Nuk nevijitet kirurgji dhe, megjithëse Moyes-i me shumë mundësi do ta konfirmojë sot, ka një hapësirë kohore pozitive për përfshirjen e mëtejshme në sezonin e Evertonit”, ka shkruar Nizaar Kinsella./Sport Ekspres/
#Zbulohen #përgjigjet #skanerit #për #Armando #Brojën #sulmuesi #shqiptar #rikthehet #shpejt #aksionit
SportExpress