Aktualitet

Rama viziton sot Bosnje-Hercegovinën, Malin e Zi dhe Serbinë. Ja mesazhi i tij në rrjetet sociale

Në ditën e dytë të turit ballkanik, kryeministri Edi Rama do të ndalet këtë të premte në Bosnjë dhe Hercegovinë, ku do të zhvillojë në orën 10:55 një takim me Kryetaren e Këshillit të Ministrave, Borjana Kristo, me të cilën do të zhvillojë një konferencë të përbashkët për shtyp në orën 11:40.

Më pas Rama do të takohet me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ku pas takimit do të zhvillojë një konferencë të përbashkët për shtyp në orën 15:40. Takimi në Mal të zi do të mbyllet me presidentin Jatov Milotviç.

Më pas, Rama do të udhëtojë drejt Serbisë, ku do të zhvillojë një takim me presidentin Aleksandër Vuçiç në orën 19:30 dhe 30 minuta më pas do të mbajnë edhe konferencën për shtyp.

Në mbrëmje, Rama do të udhëtojë drejt Serbisë ku do të zhvillojë një takim kokë më kokë me presidentin Vuçiç, në orën 19:30 dhe 30 minuta më pas do të mbajnë edhe konferencën për shtyp Më pas është planifikuar darkë pune me delegacionet përkatëse.

Të enjten kreu i qeverisë shqiptare udhëtoi drejt Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Ai u takua me homologun maqedonas Dimitar Kovaçevski, ndërsa në Kosovë u prit nga presidentja Vjosa Osmani dhe kreu i kuvendit Glauk Konjufca, por nuk pati asnjë takim me kryeministrin Kurti.

Ndërkohë, Rama ka postuar sot në mëngjes edhe një përshëndetje:

/a.r

#Rama #viziton #sot #BosnjeHercegovinën #Malin #dhe #Serbinë #mesazhi #tij #në #rrjetet #sociale

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button