Tech

Zjarr në shtëpinë e të moshuarve në Milano, 6 viktima dhe 81 të plagosur

Një zjarr shpërtheu gjatë natës në një shtëpi të moshuarish në Milano. Për pasojë gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 81 janë plagosur, duke përfshirë 2 në gjendje shumë të rëndë të cilët u transferuan në spitalet Niguarda dhe San Raffaele,

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:20 dhe sipas mediave italiane dy nga viktimat ndërruan jetë nga flakët, ndërsa katër të tjerët vdiqën nga helmimi nga tymi i cili përfshiu katin e parë të strukturës dhe më pas pushtoi edhe të dytin.

Struktura është pjesërisht e papërdorshme, ndërsa përr momentin zjarrfikësit përjashtojnë matricë zjarrvënien e qëllimshme.

Institucioni “Casa per Coniugi” strehon gjithashtu pacientë me Alzheimer dhe kontrollon 300 struktura në 11 rajone. Ai mirëpret të moshuar me nivele të ndryshme të mos-mjaftueshmërisë, të cilët nuk kanë nevojë për shërbime spitalore. Është i ndarë në 12 bërthama, dy prej të cilave u dedikohen pacientëve me Alzheimer. Struktura ndodhet në një ndërtesë trekatëshe të vitit 1920 dhe ka 210 shtretër. Ajo u përdor si një shtëpi të moshuarish në 1955.

/.a.r

#Zjarr #në #shtëpinë #të #moshuarve #në #Milano #viktima #dhe #të #plagosur

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button