Aktualitet

Shqiptarët besojnë më shumë te Euro/ Sejko: Nuk ka shpjegim tjetër veç efektit psikologjik

Pavarësisht se Euro dhe Dollari po zhvlerësohen çdo ditë e më shumë kundrejt Lekut, shqiptarët vijojnë të besojnë më shumë tek monedhat e huaja se ajo vendase. Këtë e tregon edhe rritja e kursimeve dhe depozitave në Euro.

Sipas Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, kjo nuk ka shpjegim tjetër veçse faktorin psikologjik pasi Euro dhe Dollari janë monedha më të sigurta se monedha vendase.

“Unë ja vë këtë faktorit psikologjik dhe asgjëje tjetër, pasi të rriten depozitat në Euro kur Euro dobësohet, por përtej që dhe normat e interesit në Lekë janë më të larta”.

Në një situatë të tillë paqëndrueshmërie të madhe në kursin e këmbimit, Sejko nga foltorja e Kuvendit ku raportoi për aktivitetin e Bankës së Shqipërisë gjatë vitit 2022, u bëri thirrje shqiptarëve që të jenë të kujdesshëm.

“Në momente të luhatjeve të kursit të këmbimit agjentët e tregut dhe individët të mos bëjnë lëvizje portofolesh, pra të qëndrojnë në ato monedha që janë”.

Në kursin e këmbimit Euro dhe Dollari sot pësuan një tjetër rënie duke prekur sërish një rekord negativ. Një Euro u ble nga agjencitë e këmbimit me 103.9 Lekë, ndërsa Dollari me 95.2 Lekë.

 

/f.stafa

#Shqiptarët #besojnë #më #shumë #Euro #Sejko #Nuk #shpjegim #tjetër #veç #efektit #psikologjik

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button