Sport

Dashuri me shikim të parë! Zbulohet prapaskena, Conceicao përgjysmoi rrogën e tij vetëm për të shkuar te Milani –

Marrëdhënia mes Conceicao dhe Milanit duket si një dashuri me shikim të parë. Vetëm pak ditë si trajneri i ri i kuqezinjëve dhe arriti të fitonte kundër Juventusit dhe Interit. Kështu Conceicao arriti të fitonte trofeun e Superkupës, me vetëm dy ndeshje në stol.

Në Itali kanë zbuluar edhe një prapaskenë. Emri i këtij trajneri ishte në qendrën e vëmendjes nga disa klube dhe Kombëtare. Madje mësohet se Conceicao ishte shumë pranë Belgjikës, që i kishte ofruar një rrogë dy herë më të lartë se të Milanit. Por tekniku ka pranuar ofertën e Milanit dhe ka refuzuar pagën më të lartë të Belgjikës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

#Dashuri #shikim #të #parë #Zbulohet #prapaskena #Conceicao #përgjysmoi #rrogën #tij #vetëm #për #të #shkuar #Milani
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button