Përmbysje dramatike në minutën e fundit, Milan mund Interin dhe ngre Superkupën e Italisë

Milani është kampion i Superkupës së Italisë, duke përmbysur në finalen e Arabisë Saudite rivalët e Interit me rezultatin 2-3.
Në finalen e luajtur në Riad, sfida nisi e balancuar nga të dyja skuadrat, ndërsa goli i parë erdhi në fundin e pjesës së parë nga Lautaro Martinez.
Pjesa e dytë nisi gjithashtu me gol, me Taremin që dyfishoi shifrat në minutën e 47’ të sfidës, teksa pas 5 minutash, Theo Hernandez shkurtoi diferencën me anë të një goditje dënimi.
Baraspesha erdhi në minutën e 80’ nga Christian Pulisic, pikërisht me një asist të mbrojtësit francez.
Atëhere kur arbitri pritej t’i jepte fund 90 minuave, ishte pikërisht Rafa Leao, i cili me një asistim fantastik, nxorri me portën bosh Tammy Abraham, i cili shty topin drejt rrjetës, duke shtangur zikaltrit e Inzaghit.
Kështu Milani shpallet kampione e Superkupës së Italisë për të 7 herë, e para që nga viti 2016.
Nga ana tjetër, Asllani me shokë e humbën shansin e artë për ta nisur me trofe vitin 2025.
Ky ishte titulli i parë i fituar nga trajneri Sérgio Conceição, i cili arriti të ngrinte një trofe me Milanin në vetëm dy ndeshje në krye të kuqezinjve.
#Përmbysje #dramatike #në #minutën #fundit #Milan #mund #Interin #dhe #ngre #Superkupën #Italisë
Java News