Milani përmbys Interin në minutën e 93-të mes spektaklit, Konseisao fiton trofeun e parë që në ndeshjen e dytë në stolin e kuqezinjve –

Serxho Konseisao po jeton ëndrrën e tij. Vetëm dy ndeshje në stoli ne Milanit dhe një trofe i fituar. Pasi përmbysën Juventusin, kuqezinjtë e teknikut portugez kanë bërë të njëjtën gjë edhe kundër Interit.
Milani mposhtur zikaltrit në finalen e Superkupës së Italisë, duke përmbysur shifrat në 2-3 në minutën e 93-të të sfidës. Lautaro Martinezi (46’) dhe Taremi (47’) kaluan fillimisht në epërsi Interin, por golat e tyre nuk mjaftuan. Teo Hernandez (52’) dhe Pulisiçi (80’) rikthyen baraspeshën, ndërsa më pas ishte Tami Abrahami ai që në minutën e 93-të i dha trofeun Milanit. Një derbi spektakolar, që ka sjellë emocione të forta për tifozët e të dyja skuadrave./Sport Ekspres/
#Milani #përmbys #Interin #në #minutën #93të #mes #spektaklit #Konseisao #fiton #trofeun #parë #që #në #ndeshjen #dytë #në #stolin #kuqezinjve
SportExpress