“Regjistrohuni në kazino online dhe merrni bonus deri 1200 dollarë”/ Mesazhi që po hakeron telefonat e punonjësve të Policisë së Shtetit

Një virus është përhapur në rrjetin e komunikimit Whatsapp dhe ka si target kryesisht punonjësit e Policisë së Shtetit.
Mesazhi që në pamje të jep përshtypjen e një sulmi kibernetik është shpërndarë nga një person dhe në klikim të tij është përcjelle te të gjithë kontaktet në telefon.
Më të prekurit janë efektivet e Policisë së Shtetit nga drejtues të lartë e deri te efektivë të thjeshte. Duke qenë se efektivet kanë grupe punë ky virus është shpërndarë me shpejtësi ne celularët e uniformave blu.
Burime nga Policia bëjnë me dije se nga sektori kibernetikes po punohet që linku i shpërndarë të mund të fshihet në kohë pasi nuk dihet pasojat që mund të sjelle tek personat që e kanë klikuar./ Euronews Albania
#Regjistrohuni #në #kazino #online #dhe #merrni #bonus #deri #dollarë #Mesazhi #që #hakeron #telefonat #punonjësve #të #Policisë #së #Shtetit
Java News