Mbahen sot zgjedhjet e parakohshme në Gjermani, CDU/CSU kryeson në sondazhe –

Gjermanët po i drejtohen sot kutive të votimit, për të zgjedhur një parlament të ri. Më shumë se 59 milionë njerëz në ekonominë më të madhe të Evropës kanë të drejtë të votojnë, ndërsa kutitë e votimit u hapën në orën 08:00 dhe do të mbyllen në orën 18:00. Ata do të zgjedhin 630 anëtarët e dhomës së ulët të parlamentit, të njohur si Bundestagu.
Bashkimi Kristian Demokrat konservator (CDU) dhe partia bavareze Bashkimi Social Kristian (CSU) kanë kryesuar sondazhet e opinionit, me rreth 30% mbështetje dhe kandidati i CDU, Fridrih Merz ka gjasa të bëhet kancelari i ardhshëm gjerman.
Megjithatë sondazhet sugjerojnë se blloku konservator nuk ka gjasa që të fitojë shumicën. Nëse kristiandemokratët (CDU) të Merz fitojnë, atij do t’i duhet të krijojë një aleancë me të paktën një parti tjetër, me shumë gjasa socialdemokratët e Olaf Scholz.
Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë (AFD) ka qenë partia e dytë më popullore, me rreth 20% të mbështetjes në sondazhet përpara votimit.
Zgjedhjet në Gjermani po mbahen pas rrëzimit të koalicioni tre-palësh kryesuar nga Partia Social Demokratike (SPD) e kancelarit Olaf Scholz e qendrës së majtë
Fushata zgjedhore ishte intensive, e dominuar nga ekonomia e lëkundur e vendit dhe një sërë sulmesh vdekjeprurëse që e kanë bërë migrimin dhe sigurinë një çështje kryesore.
#Mbahen #sot #zgjedhjet #parakohshme #në #Gjermani #CDUCSU #kryeson #në #sondazhe
Java News