Vatikani: Papa Françesku, në gjendje kritike

Papa Françesku është në gjendje kritike të shtunën pasi ai pësoi një krizë astmatike frymëmarrjeje duke iu dashur të merrte oksigjen në doza të larta, tha Vatikani.
88-vjeçari Françesku, i cili është shtruar në spital prej një jave me një infeksion kompleks në mushkëri, mori gjithashtu transfuzion gjaku pasi analizat treguan gjurmë anemie, tha Vatikani.
Më herët, mjekët thanë se Ati i Shenjtë kishte pneumoni dhe një infeksion kompleks të frymëmarrjes dhe se do ta mbajnë të shtruar në spital për të paktën një javë tjetër.
Në një përditësim të shkurtër të mëparshëm të shtunën, thuhej se Papa kishte fjetur mirë gjatë natës, por mjekët kanë paralajmëruar se kërcënimi kryesor me të cilin përballet Françesku do të ishte nëse kalonte në sepsis, një infeksion serioz i gjakut që mund të ndodhë si një ndërlikim i pneumonisë.
“Ai nuk është jashtë rrezikut”, tha mjeku i tij personal, Dr. Luigi Carbone. “Si të gjithë pacientët në gjendje të brishtë… duhet shumë pak që gjendja të ndryshojçë.”
Papa Françesku, i cili vuan nga një sëmundje kronike e mushkërive, u shtrua në spitalin Gemelli më 14 shkurt, pasi një bronkit që kishte pasur për një javë, u përkeqësua./voa/
#Vatikani #Papa #Françesku #në #gjendje #kritike
gazetablic.com