Aktualitet
Makina përplas këmbësorin në Vlorë, policia shoqëron shoferin

Një 62-vjeçar ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur paraditen e sotme në lagjen “28 Nëntori” të Vlorës.
Policia njofton se 47-vjeçari me inciale R.G., duke drejtuar makinën tip “Volkswagen”, ka aksidentuar këmbësorin 62-vjeçar me inciale V.C., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e komisariatit, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
/f.stafa
#Makina #përplas #këmbësorin #në #Vlorë #policia #shoqëron #shoferin