Osmani: Nuk kam shumë shpresa tek takimi në Ohër! Kurti: Jam optimist për propozimin evropian, por suksesi nuk varet vetëm prej meje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të martën se nuk ka shumë shpresa te qasja e Serbisë në takimin e radhës me Kosovën në Ohër, por pret nga komuniteti ndërkombëtar t’i bëjë presion Serbisë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar të martën se nuk ka shumë shpresa tek qasja e Serbisë sa i përket takimit të rradhës që Kurti pritet të mbajë me Vuçiçin në 18 mars, në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Ajo tha se priste që komuniteti ndërkombëtar t’i bëjë presion Serbisë për të pasur një marrëveshje që do të sjellë normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Duhet të bindet edhe Serbia që takimi që do të mbahet në Ohër është një momentum jashtëzakonisht i rëndësishëm në procesin e dialogut. Përmes kësaj marrëveshjeje, bashkë me një plan zbatimi, të zgjidhen shumë çështje, që më pas hapin dyert drejt njohjes reciproke”, ka thënë Osmani para mediave në Prishtinë.
Sipas Osmanit, propozimi prej 11 nenesh i bërë nga Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve nuk përmend njohjen reciproke por përmendet që palët duhet të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territoriale të njëra-tjetrës. Osmani ka thënë se janë duke diskutuar këto modele “në mënyrë që në Kosovë të kemi gjithëpërfshirje dhe diversitet”.
“Përderisa nuk cenohet funksionaliteti i brendshëm i shtetit tonë, ne nuk kemi nevojë që të mohojmë diçka të tillë”.
Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se arritja e një marrëveshje në Ohër të Maqedonisë së Veriut, nuk varet vetëm prej tij por edhe nga qëndrimi që do të mbajë Serbia. Ndërkohë, ai u shpreh optimist për propozimin e bërë nga Bashkimi Evropian,