Arrestohet Tregëtari i Armëve në Durrës

Durrës I shiti një shtetaseje, një armë zjarri kallashnikov, të cilën e mbante pa leje, vihet në pranga 57-vjeçari dhe sekuestrohet arma e zjarrit.Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, menjëherë pas denoncimit të bërë nga gazetarët e emisionit investigativ “Fiks Fare”, arrestuan shtetasin M. N., 57 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës.Arma e zjarrit dhe municioni luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Trafikimi i armëve dhe municionit”.Drejtoria Vendore e Policisë Durrës falënderon gazetarët e emisionit “Fiks Fare” për bashkëpunimin dhe i fton qytetarët e mediat që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm.
