Kosova

Tre policët e rrëmbyer dalin para Prokurorisë së Lartë në Serbi, do vendoset nëse do të burgosen për 30 ditë

Tre policët e Kosovës të marrë peng nga Serbia ndodhen sot para Prokurorisë së Lartë Publike në Kraljevë.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati serb, Çedomir Stojkovic përmes nëj postimi në “Instagram”, ku thotë së prokurori i lartë publik në Kraljevë do të vendos nëse do të propozojë paraburgim dhe më pas gjyqtari do të vendos nëse do të caktojë paraburgim për 30 ditë.

“Tre policët e arrestuar të Kosovës, RZ, BS dhe MS, ndodhen në Kraljevë, ku për momentin është duke u zhvilluar seanca e tyre para Prokurorisë së Lartë Publike në Kraljevë. Pas kësaj, prokurori i lartë publik në Kraljevë do të vendos nëse do të propozojë paraburgim dhe më pas gjyqtari do të vendos nëse do të caktojë paraburgim për 30 ditë. E gjithë kjo duhet të vendoset deri në orën 12:30, kur skadon 48 orët e ndalimit policor.”



#Tre #policët #rrëmbyer #dalin #para #Prokurorisë #së #Lartë #në #Serbi #vendoset #nëse #të #burgosen #për #ditë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button