Aktualitet

Sytë te diaspora, kontribut në mbi 3 dekada në ekonomi me remitanca e investime

Shqipëria është vendi i tretë në botë për diasporën më të madhe. Kryesisht në Itali, Greqi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermani, Kanada, Mbretërinë e Bashkuar e Belgjikë jetojnë e punojnë 1.7 milionë qytetarë. Megjithatë, çdo e keqe e ka edhe një pozitive nga pas.

“Shumë emigrantë që nga Dukagjini, Shala, Shoshi, Malësia e Madhe etj, që janë mbi 230 të tillë, që kanë jetuar e punuar jashtë për mbi 10-12 vite, janë kthyer e kanë investuar, kryesisht në agro-turizëm”, tha Gjin Gjoka, Dhoma e Biznesit të Diasporës.

Përfitimet ekonomike të Shqipëria nga diaspora shtrihen edhe në drejtime të tjera, te kapitali, dija, eksperienca, investimet e huaja, turizmi dhe mbi të gjitha te paratë që sjellin për familjet në vendlindje.

Për të kuptuar madhësinë e remitancave, mjafton të kujtojmë se vetëm në harkun e muajve janar-shtator ato kapën shifrën e mbi 772 milionë euro në 9 muaj, shkruan A2.

“Duke pasur një diasporë, apo një emigracion mbi 30-vjeçare dhe më shumë, natyrisht nuk është më ai brezi i parë që vetëm dërgonte para’ dhe ishte në luftë për t’u integruar në vendet pritëse, por tashmë një pjesë e rëndësishme e remitancave po vijnë në formën e investimeve dhe bashkëpunimeve në Shqipëri”, tha Adrian Civici, ekspert për ekonominë.

Të dhënat tregojnë se pjesa më e madhe  investimeve nga shqiptarë të diasporës, veçanërisht në pesë vitet e fundit kanë shkuar në projekte në sektorë si agroturizmi, turizmi, bujqësia dhe shërbimet financiare. Megjithatë lidhja me origjinën, veçanërisht në drejtim të ekonomisë vijon të pengohet kryesisht nga mungesa e të dhënave, mos-njohja e kapitalit të origjinës dhe mos-pasja e një strategjie funksionale për integrimin e diasporës me jetën socio-ekonomike të Shqipërisë.

“Biem dakord që edhe strategjia apo pasja e një institucioni qendror koordinues janë të rëndësishme, por më shumës e kaq janë masat, ligjet dhe formash që e bëjnë më praktike këtë formë bashkëpunimi.”

Në vazhdën e lehtësimeve që duhen e ofruar, për një ndër themeluesit e Dhomës Ekonomike të Diasporës është edhe “amnistia fiskale”, tha Civici.

“Jemi duke lobuar ende. Kemi marrë zotimin e kryeministrit Rama. Mendoj se është një detyrim që ja kemi emigrantëve shqiptarë”, tha Gjin Gjoka, Dhoma e Biznesit të Diasporës.

Diaspora, ashtu si edhe në takimin e 4-ët vjetor të Këshillit Koordinues të Diasporës po cilësohet si “Arka e Noes” për ekonominë shqiptare, e cila po kalon ditë të mirë por në horizont nuk mungojnë rreziqet e shtuara. (A2 Televizion)

#Sytë #diaspora #kontribut #në #mbi #dekada #në #ekonomi #remitanca #investime
JavaNews

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button