Sport
Inzagi i jep mundësinë Kristjan Asllanit, mesfushori shqiptar hyn në fushë nga minuta e parë –

Simone Inzagi ka vendosur të shfrytëzojë Kupën e Italisë për të kryer rotacion në formacion. Trajneri i Interit ka zgjedhur t’i japë minutat e nevojshme lojtarëve që nuk kanë pasur hapësirën e duhur në këtë sezon.
Inzagi i ka dhënë mundësinë edhe Kristjan Asllanit, i cili do të jetë sot në fushë nga minuta e parë e takimit. Interi do të përballet me Udinezen, duke nisur nga ora 21:00. Ndeshja është e vlefshme për fazën e 1/8-ve të Kupës së Italisë./Sport Ekspres/
#Inzagi #jep #mundësinë #Kristjan #Asllanit #mesfushori #shqiptar #hyn #në #fushë #nga #minuta #parë
SportExpress