Babë e bir po pinin kafe në lokal, shoferi i pakujdesshëm për pak u merr jetën

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Autoritetet bëjnë me dije se babë e bir janë goditur nga një mjet që ka humbur kontrollin, teksa ishin duke pirë kafe në lokalin e tyre, në zonë e Farkës.
Dy të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spital ku po trajtohen me ndihmën e nevojshme mjekësore.
“Më datë 01.07.2023, rreth orës 21:05, janë paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasit Ç. B., 50 vjeç, dhe djali i tij, shtetasi D. B., 25 vjeç. Dy shtetasit kanë qenë duke qëndruar në lokalin e tyre, në afërsi të liqenit të Farkës, dhe drejtuesi i një automjeti dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është futur në lokal”, njoftojnë uniformat blu.
Grupi hetimor po kalon në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/f.stafa
#Babë #bir #pinin #kafe #në #lokal #shoferi #pakujdesshëm #për #pak #merr #jetën