Aktualitet

Autobusi i linjës së ‘Unazës’ në Tiranë përplaset me motorin, plagoset 12-vjeçari

Autobusi i linjës së Unazës në Tiranë është përplasur mëngjesin e sotëm në rrugën ‘Ferit Xhajko’  me një motor, e për pasojë ka mbetur i plagosur një 12-vjeçar.

Sipas policisë drejtuesi i autobusit P.R ka përplasur drejtuesin e motorit H.GJ, dhe për pasojë është dëmtuar një i mitur 12 vjeç, (pasagjer në motomjet), i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 02.07.2023, rreth orës 08:45, në rrugën “Ferit Xhajko”, shtetasi P. R., duke drejtuar autobusin e linjës së Unazës, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin H. Gj.

Si pasojë është dëmtuar një i mitur 12 vjeç, (pasagjer në motomjet), i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.’- njofton policia.

 

/f.stafa

#Autobusi #linjës #së #Unazës #në #Tiranë #përplaset #motorin #plagoset #12vjeçari

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button