Tech

Nata katërt e trazirave në Francë, Marseja kërkon përforcime

E gjithë Franca në flakë nga zemërata popullore. Për të katërtën natë radhazi qindra mijëra njerëz dolën në rrugët e qyteteve kryesore për të protestuar kundër dhunës policore, pas vrasjes me armë zjarri të një 17-vjeçari. Autoritetet njoftojnë se kanë ndaluar mbi 1 mijë e 300 persona gjatë demonstratave. Ministria e brendshme konfirmoi mbi 2 500 zjarrvënie të qëllimshme në rrugët e Francës, me mbi 1 300 makina të shkrumbuara. Janë shënuar edhe 234 incidente që përfshijnë dëmtimin e ndërtesave të shumta.

Mes të ndaluarve janë edhe fëmijë të moshës 13 vjeç, konfirmoi ministri Gerald Darmanin, duke shtuar se mosha mesatare e të arrestuarve është 17 vjeç.

45 mijë oficerë shtesë u përfshinë në natën e katërt radhazi të protestave në Francë, por duket se nuk mjaftuan për të ruajtur rendin publik.

“Dërgoni urgjentisht përforcime”, ishte thirrja e kryebashkiakut të Marsejës Benoit Payan. Autoritetet iu përgjigjën duke lëshuar dronët e identifikimit të forcave speciale.

Nga përleshjet mes manifestuesve dhe policisë, mësohet se rreth 80 agjentë kanë mbetur të plagosur.

Gjithashtu një ditë më parë vdiq një protestues në Normandi, i cili ra nga çatia e një dyqani. Qeveria franceze përsëriti thirrjet ndaj prindërve që të bëjnë më shumë për të mbajtur fëmijët brenda shtëpive. Ndërsa ylli i futbollit Kylian Mbappe tha se dhuna nuk zgjidh asgjë dhe bëri thirrje për dialog.

/a.r

#Nata #katërt #trazirave #në #Francë #Marseja #kërkon #përforcime

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button