Sport

“Kam luajtur edhe pa gjumë”, Rey Manaj i vë kushte klubit turk: Rinovoni kontratën, ose do largohem

Rey Manaj ka folur për mediat turke ku ka dhënë një intervistë të gjatë. Sulmuesi ka dhënë detaje mbi të ardhmen e kontratës së tij me Sivasspor.

Lojtari i Kombëtares shkëlqeu sezonin e kaluar me bardhekuqtë, gjë që e nguliti në zemrën e tifozerisë si një ‘luan’. Edhe këtë edicion, shqiptari ka realizuar gola dhe gjendet përsëri në listën e top-golashënuesve të ligës, por dëmtimet i kanë prishur shumë punë.

“Kam dhënë gjithçka për Sivassporin. Kam luajtur pa fjetur natën ose në temperature përvëluese.

Tani e ndiej veten se jam më shumë sesa vetëm një lojtar i këtij klubi. Brenda klubit e thonë këtë.

Ata ende nuk më kanë rinovuar kontratën, ose të ndodh tani ose … do të largohem.”, u shpreh Manaj.

/a.r

#Kam #luajtur #edhe #gjumë #Rey #Manaj #vë #kushte #klubit #turk #Rinovoni #kontratën #ose #largohem
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button